Fumio Kishida zgjidhet kryeministër i Japonisë

schedule09:24 - 4 Tetor, 2021

schedule 09:24 - 4 Tetor, 2021

Fumio Kishida është zgjedhur nga parlamenti,  kryeministër i ri i Japonisë. Ai ka formuar menjëherë një kabinet në një përpjekje për të mbajtur në kontroll Covid-19. Kishida mori postin e kryeministrit pas dorëheqjes së  Yoshihide Suga, pas  kritikave të shumta për menaxhimin e tij ndaj pandemisë.

64-vjeçari mori 311 vota  nga 458 vota në Dhomën e ulët dhe 141 nga 241 vota në Dhomën e Këshilltarëve. Kryeministri i ri pritet të mbajë një konferencë për shtyp në mbrëmje.

Me rreth 60 përqind të popullsisë japoneze të vaksinuar plotësisht dhe rastet e COVID-19 në rënie, detyra e menjëhershme e Kishidës do të jetë parandalimi i një rritje tjetër të infeksioneve, ndërsa heq gradualisht kufizimet në aktivitetet shoqërore dhe të biznesit dhe rihapjen e kufirit për të huajt.

Kishida është zotuar të rrisë të ardhurat e klasës së mesme dhe të shkëputet nga “politikat neoliberale” të dy dekadave të fundit, të cilat tha ai, “krijuan një ndarje midis shtresa të popullsisë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!