Ftesë nga Gjermania për Euro 2024, Nubel: Isha bërë gati për të kryer pushimet në Tanzani, u befasova kur mësova se do të shkoja në Europian

schedule15:29 - 17 Maj, 2024

schedule 15:29 - 17 Maj, 2024

Portieri i Stuttgartit, Alexander Nubel u befasua këndshëm kur lexoi emrin e tij në listën e lojtarëve që trajneri gjerman Julian Nagelsmann po llogarit për Euro 2024.

Nubel, i cili ndodhet në Stuttgart në formë huazimi nga Bayern Munichu, nuk e kishte menduar se do të merrte një ftesë, ndaj rezervoi një pushim veror në Tanzani me familjen e tij. Megjithatë, në vend që të shijojë një safari në Afrikë, ai do të duhet të shkojë në përgatitjet e kombëtares gjermane, gjë që nuk do ta ketë të vështirë.

“Unë kam planifikuar tashmë një pushim dhe rezervuar një safari në Tanzani, por do ta anuloj me shumë kënaqësi. Do të shkoj në Afrikë vitin e ardhshëm”, ka thënë Nubel me entuziazëm.

Duke qenë se Nagelsmann përfshiu katër portierë në listë, kjo do të thotë se njëri do të largohet nga lista perfundimate.

Nëse konsiderojmë se Manuel Neuer dhe Marc-Andre ter Stegen janë të sigurt, është e qartë se Nagelsmann do të zgjedhë mes Nubel dhe Oliver Baumann./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!