Ftesa e radhës, një tjetër “dem” në kombëtare

schedule13:42 - 6 Tetor, 2019

schedule 13:42 - 6 Tetor, 2019

Partizani nuk do të ketë këtë periudhë katër lojtarë në dispozicion, pasi janë ftuar në kombëtare. I pari që mori ftesën ishte mesfushori Esat Mala. Ai do të jetë nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi te Shqipëria U21. “Xholi” i demave është nj nga titullarët e padiskutueshëm të Shpresave, që më 15 tetor sfidon Kosovën.

Ditën e sotme janë konfirmuar ftesat për Alban Hoxhën dhe Lorenc Trashin në kombëtaren kuqezi, që luan përballë Turqisë dhe Moldavisë (11 dhe 14 tetor) për llogari të kualifikueseve të EURO 2020.

Një ftesë për në kombëtaren e tij e ka marrë edhe sulmuesi Brian Brown. Xhamajka luan më 12 dhe 15 tetor kundër Aruba dhe sulmuesi do të jetë në dispozicion të përfaqësueses së tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!