Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Fshihte në shtëpi deputetin që urrente shqiptarët, ukrainasja flet me pranga në duar

schedule20:09 - 4 Korrik, 2021

schedule 20:09 - 4 Korrik, 2021

Ukrainasja 52-vjeçare e cila u dënua me 30 muaj burg pasi akuzohet se kishte ndihmuar nënkryetarin e Agim të Artë Christos Pappas të fshihej, ka folur për mediat greke me pranga në duar.

Ajo u shpreh se “Unë nuk mund t’i mbyllja derën atij dhe t’i thoja të largohej. A mund ta bëja unë këtë gjë? Nuk e kisha për qëllim. Do shihja se çfarë do të bëhej”, deklaroi ajo.

52-vjeçarja u shpreh se disa persona kishin parë Pappas, ish-deputetin që urrente shqiptarët, të futej në derën e banesës së saj dhe kishin njoftuar policinë. “Unë jam njeri që i bindet ligjit. Unë vetë do i thërrisja autoritetet. Por nuk e bëra” theksoi ajo.



Gjatë javës së shkuar, policia ka qenë duke e monitoruar strehën me grilat e mbyllura hermetikisht ku fshihej Pappas.

Megjithatë, ish-deputeti grek i Agimit të Artë nuk doli jashtë në asnjë moment, dhe siç tregojnë fqinjët, nuk e kanë parë të dalë asnjëherë nga shtëpia apo të lëvizë në zonë.m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!