“Fshihet në Shqipëri”, si ra në “rrjetë” greku i çmendur që urrente shqiptarët

schedule16:58 - 2 Korrik, 2021

schedule 16:58 - 2 Korrik, 2021

Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga operacioni që çoi në arrestimin e ish-deputetit grek të Agimit të Artë, Christos Pappas, i cili u prangos më 1 korrik pasi ishte fshehur në shtëpinë e një gruaje 52-vjeçare nga Ukraina.

Por si shkoi policia greke në gjurmët e tij? Gazeta greke “Kathimerini” duke cituar një zyrtar të lartë grek që ishte pjesë e hetimeve për ish-deputetin që urrente shqiptarët, zbuloi kronologjinë e hetimeve.

Fillimisht, sipas zyrtarit grek qëllimi ishte të identifikonin njerëzit që ishin pranë Christos Pappas dhe cili prej tyre mund ta kishte fshehur atë. “Personat me të cilët mbante kontakte në të kaluarën dhe në periudhën nga tetori i kaluar deri më sot kur ranë në gjurmët e gruas që e fshehu” tha ai.

I njëjti zyrtar zbuloi se “ishte hetuar edhe informacioni sipas të cilit Christos Pappas kishte gjetur strehim në Serbi, Shqipëri apo edhe Itali, Belgjikë ose Qipro, por ndonjë rezultat” tha ai.

Ai madje la të kuptohej se disa nga këto informacione mbi strehimin e tij jashtë vendit ishin shpërndarë qëllimisht nga njerëzit e afërt të Pappas në mënyrë që të çorientonte hetimet e autoriteteve. Megjithatë, zyrtari tha se “ata që në momentin e parë e lanë të hapur mundësinë që 58-vjeçari të fshihej në Athinë” theksoi më tej ai.

Gjatë javës së shkuar, policia ka qenë duke e monitoruar strehën me grilat e mbyllura hermetikisht ku fshihej Pappas. Megjithatë, ish-deputeti grek i Agimit të Artë nuk doli jashtë në asnjë moment, dhe siç tregojnë fqinjët, nuk e kanë parë të dalë asnjëherë nga shtëpia apo të lëvizë në zonë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!