Janë publikuar pamjet e arrestimit të Elton Metajt i cili gjatë mbrëmjes së djeshme vrau me kallashnikov ish-gruan e tij 23-vjeçare, Sabrina Benga.
Ai ishte fshehur në një zonë të pyllëzuar, ndërsa është dashur ndjekja nga FNSH dhe Shqiponjat për disa orë në mënyrë që ta neutralizonin.
Lexo edhe: Nënë e një vajze të mitur, kjo është 23-vjeçarja që ish-bashkëshorti i mori jetën në Fier
Ky krimi dukej se ishte i paralajmëruar, pasi një vit më parë në shator të 2020-ës, Elton Metaj me një kallash në dorë kishte shkuar në oborrin e shtëpisë së ish-bashkëshortes dhe më pas kishte kërcënuar se do kryente vetëvrasje.
Në atë kohë u deshën rreth 5 orë negociata nga policia që 31-vjeçari Elton Metaj të lëshojë kallashnikovin dhe të mos kryente aktin ekstrem. Ai pas kësaj ngjarje u burgos, për tu lënë më pas i lirë në korrik të këtij viti. Ende nuk dihet se si Elton Metaj u la i lirë, duke ditur rrezikshmërinë e tij. /abcnews.al/