FSHF Sunday League/ Mbyllet java e 15-të, kreu nuk ndryshon në të dyja grupet

schedule14:16 - 2 Mars, 2024

schedule 14:16 - 2 Mars, 2024

Kampionati i futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League” në kryeqytet, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon të dhurojë ndeshje mjaft emocionuese me skuadrat që po i drejtohen fazës play-off.

Kanë përfunduar edhe takimet e javës së 15-të. Në grupin A, vazhdon dueli në distancë mes skuadrave ATS dhe Dymbëdhjeta. Këtë javë skuadra e ATS nuk kishte ndeshje në program, ndërsa sfida e skuadrës Dymbëdhjeta ndaj IMMI është shtyrë dhe do të luhet në ditët në vazhdim.

Në ndeshjet e tjera të grupit A, skuadrat e Barrikada, Panthers Shkodër, Primo MFC, MD, Vila-L dhe Vatër fituan në sfidat e tyre, ndërsa skuadra e Raiffeisen Bank e mori fitoren në tavolinë 3-0 ndaj Hidro Alfa.

Në grupin B, Dajti fitoi ndaj Coca Cola Tepelena dhe përfitoi nga hapi fals i Kastriotëve që barazuan 2-2 me skuadrën e Confucius. Tani Dajti kryeson me 36 pikë, ndërsa Kastriotët ndodhen në vendin e dytë me 32 pikë, katër më pak se vendi i parë.

Në ndeshjet e tjera të grupit B skuadrat e Gaia Triumph, Antigonean, Al Ar, Friends Team dhe Parku fituan në sfidat e tyre, ndërsa Big-Bite e mori fitoren në tavolinë 3-0 ndaj Roamel. /FSHF

Rezultatet e javës së 15-të të kampionatit të futbollit amator 9×9:

GRUPI A

Legjendat 9×9-Barrikada           5-7

Dymbëdhjeta-IMMI    (është shtyrë)

Elso-Panthers Shkodër               0-4

FB Passion- Primo MFC            0-2

Raiffeisen Bank-Hidro Alfa       3-0

FC Illyrian Eagles-MD              2-3

FC Luminesen-Vila-L                0-2

Ferraj FC-Vatër                          1-6

GRUPI B

FC Dajti-Coca Cola Tepelena    3-0

Gaia Triumph-Futura Dent         3-0

FC Confucius-Kastriotët            2-2

Ja Ar Plast-Antigonean               2-4

Jata Market-Al Ar                       0-3

FC Musa-Friends Team              1-3

Big-Bite-Roamel                         3-0

North Gate-FC Parku                  1-4

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!