Kampionati kombëtar i futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League Albania” ka mbyllur javën e pestë duke dhuruar shumë spektakël, me gola e emocione pa fund. Në grupin A, skuadra e IMMI ka marrë kryesimin e renditjes pas fitores me rezultatin minimal 1-0 ndaj Vatër. Vila–L regjistroi barazimin e parë në këtë sezon dhe humbi kryesimin. Megjithatë, skuadra e Vila – L ka një ndeshje të prapambetur dhe në rast triumfi mund të rimarrin kreun. Më tej në grupin A, skuadrat e ATS, Raiffeisen Bank, Primo MFC, Barrikadat, Legjendat 9×9 dhe FB Passioni nuk gabuan në sfidat e tyre dhe morën tri pikët.
Në grupin B, Kastriotët dhe FC Dajti regjistruan fitoren e pestë radhazi dhe kryesojnë renditjen me pikë të barabarta 15-të, por Kastriotët qëndrojnë të parët falë golavarazhit më të mirë. Në sfidat e tjera të grupit, skuadrat e Firends Team, Futura Dent, Ccbs, Albamer dhe Jata Market nuk gabuan dhe triumfuan kundër kundërshtarëve.
Më poshtë edhe rezultatet e javës së pestë të kampionatit të futbollit amator 9×9:
Grupi A
Primo MFC – MD 3-1
Panthers Shkodër – Vila-L 1-1
IMMI – Vatër 1-0
Barrikada – Ferraj Fc 3-1
ATS – FC Luminesen 1-0
Legjendat 9×9 – Illyrian Eagles 4-3
Dymbëdhjeta – Raiffeisen Bank 1-2
Elso – FB Passion 0-3
Grupi B
ANTIGONEAN – Friends Team 1-2
Kastriotët – Roamel 1-0
Futura Dent – FC Parku 2-0
Ccbs – North Gate 1-0
Albamer – Big-Bite 3-1
FC Dajti – FC MUSA 7-2
Gaia Triumph – Jata Market 1-2
FC Confucius – Ju Ar Plast 1-2 /FSHF