Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

FSHF orienton tifozët në Varshavë/ Jepet informacion për mënyrën si do ndiqet ndeshja në Poloni

schedule14:00 - 24 Mars, 2026

schedule 14:00 - 24 Mars, 2026

Do të jetë një sfidë futbolli dhe një festë.

Kështu ndodh thuajse gjithmonë me ndeshjet e futbollit, dhe rreth 3 000 tifozët shqiptarë të pajisur me bileta shpresojnë ta kenë këtë atmosferë të shkëlqyer edhe në Varshavë për duelin ndaj Polonisë për Kupën e Botës.

Gjithsesi, po shkon në qytet të huaj, në vend të huaj, dhe disa gjëra duhen ditur që më parë, e Federata Shqiptare e Futbollit vendosi t’u siguronte tifozëve një informacion të hollësishëm për t’u orientuar.



Një nga paralajmërimet kryesorë është bërë nga Federata Polake, siç lajmërohet nga Federata jonë, pra që mund të ketë përplasje me ultrasit vendas në rrugët e sheshet e Varshavës, pra duhet pasur kujdes, të qendrohet në grupe dhe të shmangen zona të izoluara.

Po ashtu, këshillohet që të mos mbahen simbolet kuqezinj jashtë stadiumit.

Nga ana tjetër, përkrahësit shqiptarë kanë vend të caktuar grumbullimi pranë atij që quhet Monumenti i Sirenës.

Institucioni I drejtuar nga presidenti Duka informon se ku do të jetë hyrja e tifozëve, si do të jetë kontrolli, dhe si do të futen invalidët.

Po ashtu, informacioni është sesi mund të mbërrihet në Stadiumin Kombëtar të Varshavës, me versionet me mjete publike, me makina private që kanë edhe parkimin e tyre të caktuar apo edhe udhëtim në këmbë.

Tifozët shqiptarë mund ta përdorin biletën e ndeshjes si biletë urbani gjatë gjithë të enjtes.

Natyrisht, ka edhe shumë informacion tjetër për simbolet kombëtare në stadium, për pijet alkoolike dhe për mënyrën e pagesës në bare e restorante.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!