FSHF: Ndikim i theksuar politik, Asambleja Zgjedhore e KOKSH të shtyhet

schedule12:37 - 15 Prill, 2021

schedule 12:37 - 15 Prill, 2021

KOKSH (Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar) do të zgjedhë presidentin e ri më 17 prill. Në garë për kreun e KOKSH janë Fidel Ylli, njëkohësisht kandidat për presidenti i Partisë Socialiste më 25 prill, Artan Shyti (i propozuar nga FSHF), por edhe Martin Biba e Vojo Malo.

Presidenti i FSHF-së (Federata Shqiptare e Futbollit), Armand Duka i ka dërguar një letër KOKSH-it në lidhje me Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore që do të mbahet ditën e shtunë. Kreu i futbollit shqiptar shpreh rezerva në lidhje me këtë Asamble.

 

Letra e presidenti të FSHF-së

Duka thekson se KVE (Komisioni i Verifikimit dhe Etikës), që ka marrë kompetencat e Asamblesë Zgjedhore ka marrë vendime që cenojnë anëtarët e Asamblesë, teksa shkruan se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë po shqyrton ligjshmërinë e këtij Komisioni. FSHF bën të ditur që ka një ndikim të theksuar politik tek Asambleja, që duhet shtyrë për një datë tjetër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!