FSHF kërkoi ndryshimin e stadiumit, ku do të luhet Shqipëri-Bjellorusi

schedule12:56 - 17 Nëntor, 2020

schedule 12:56 - 17 Nëntor, 2020

Shqipëria fitoi ndaj Kazakistanit në Ligën e Kombeve me shifrat 3-1, por pas ndeshjes trajneri Reja nuk ishte i kënaqur me lojën dhe terrenin e fushës së stadiumit “Air Albania”.

 

Ai u shpreh se në stadiumin e Elbasanit kuqezinjtë kanë bërë më mirë dhe FSHF u vu në veprim pas kësaj deklarate te trajnerit. Qeveria e futbollit tonë kërkoi të ndryshohej stadiumi për ndeshjen e nesërme dhe të luhej në “Elbasan Arena”.

 

Përtej kërkesës së FSHF-së, ABC mëson se ndeshja do të luhet në “Air Albania”. Ka qenë Bjellorusia, që ka refuzuar kërkesën e Federatës sonë dhe kështu, përveç presionit të fitores, djemtë kuqezi do duhet të përballojnë edhe terrenin e papërshtatshëm të fushës së blertë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!