FSHF informon më 31 Maj për licencimin e klubeve

schedule14:00 - 29 Maj, 2019

schedule 14:00 - 29 Maj, 2019

Do të mësohet në 31 maj se cilët klube të Superligës shqiptare e kanë marrë ose jo licencimin për sezonin e ardhshëm. Federata Shqiptare e Futbollit informon se të premten do të mbahet një konferencë për shtyp, në selinë e saj, nga Komisioni i Licencimit, që do të japë rezultatet zyrtare të këtij procesi. Në këtë konferencë pritet të dalë shefi i sektorit të licencimit, Eduard Gjini, dhe të sqarojë se cilët klube do të mund të marrin pjesë në kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Nga burime jozyrtare në Federatë mësohet se katër klube nuk e kanë marrë licencimin, pikërisht Tirana, Flamurtari, Luftëtari dhe Kastrioti. Konferenca për shtyp në Federatë do të jetë pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 36-të të Superligës, pra kur të jetë përcaktuar renditja. Nga informacioni që do të japë Federata, pritet të ketë ndryshime në mundësinë për kualifikim në Europë, pavarësisht sesi do të jetë klasifikimi./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!