Kur thuajse gjithë shqiptarët ndodhen në izolin, FSHF mendoi të niste një konkurs me fëmijët , të cilët do tregonin aftësitë e tyre duke luajtur në shtëpi. Video të shumta janë dërguar dhe tashmë po publikohen edhe në rrjetet sociale, siç ndodhi sot.
Është e pamundur të shmangen hileqarët, sikurse ka ndodhur me njërin prej garuesve. FSHF e prezanton si Klejdis Sylja në video (u fshi më vonë nga rrjetet sociale), por në fakt video nuk është e tij. Duket e çuditshme se si është pranuar në konkurs, duke qenë se video është e prerë dhe qartazi duket se nuk është fëmijë.
Gjithsesi në FSHF kanë rënë në grackë dhe e kanë publikuar videon, që është postuar disa ditë më parë nga ish-lojtari i Milanit, Hachim Mastour, i cili dikur cilësohej si pasuesi i Lionel Messi, por kurrë nuk i tregoi cilësitë dhe së fundmi është pjesë e Reggina në Serie C. / abcnews.al
https://www.instagram.com/p/B97I1tlKZpG/?utm_source=ig_web_copy_link