“Fshesarja e Republikës” dhe “Më Përfytyrohesh”/ Anisa Markarian vjen me një roman e një cikël tregimesh të reja

schedule11:45 - 14 Nëntor, 2024

schedule 11:45 - 14 Nëntor, 2024

Anisa Markarian sjell dy librat e saj më të fundit. Në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, ajo ka rrëfyer detaje nga dy librat e saj.

“Fshesarja e Republikës dhe “Më Përfytyrohesh”, janë dy librat që ka prezantuar Anisa Merkarian, një roman dhe një cikël tregimesh të reja.

Gjatë intervistës, ajo tregoi se “Fshesarja e Republikës”, është një pasqyrë e dhunës dhe korrupsionit në shoqërinë shqiptare.

“Do të doja që romani t’i ndërgjegjësojë lexuesit. Kur fillova romanin është i ngjeshur me shumë personazhe dhe me skena shumë të dhimbshme, dhe kur i largohesha pak romanit, shkruaja nga një tregim dhe pak nga pak po bëhej një buket tregimesh”, u shpreh ajo.

“E kam shumë të vështirë t’i lejoj vetes fjalë të huaja kur ekziston fjala shqipe”, tha mes të tjerash autorja.

/abcnews.al/