Fshehu vdekjen e nënës për më shumë se 30 vjet për të përfituar para

schedule10:16 - 4 Korrik, 2023

schedule 10:16 - 4 Korrik, 2023

Një burrë nga Kalifornia është shpallur fajtor për faktin që ka fshehur vdekjen e nënës së tij për më shumë se tre dekada, ndërkohë që merrte pagesat e saj të sigurimeve shoqërore dhe pensionit, një skemë që besohet të jetë mashtrimi më afatgjatë dhe më i madhi i këtij lloji në zonë.

Donald Felix Zampach nga Poëay mblodhi mbi 830,000 dollarë fonde publike dhe gati 30,000 dollarë në karta krediti të hapura me mashtrim gjatë tre dekadave, tha javën e kaluar avokati amerikan Randy Grossman.

Mashtrimi filloi në vitin 1990 kur nëna e tij vdiq në Japoni. Pak para vdekjes së saj, Zampach transferoi pronësinë e shtëpisë te vetja. Në shumë vite pas vdekjes së nënës, Zampach mbajti llogaritë e saj bankare, falsifikoi firmën e saj dhe paraqiti deklarata të falsifikuara tatimore.

E vetmja gjë që ai nuk e bëri kurrë: të raportonte vdekjen e nënës së tij te sigurimet shoqërore në mënyrë që të ndalonin pagesat.

“Ky i pandehur nuk ka mbledhur vetëm në mënyrë pasive çeqe të dërguara nënës së tij të ndjerë. Ky ishte një mashtrim i mirëmenduar që përfshin më shumë se tre dekada që kërkonte veprim agresiv dhe mashtrim për të fshehur mashtrimin,” tha Grossman në një deklaratë.

Zampach është liruar me kusht dhe do të dënohet më 20 shtator. Si pjesë e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, i kërkohet që shtëpia të mos jetë më në emrin e tij si edhe të kthejë 830,000 dollarë.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!