Fshati Isak i Delvinës ndryshe nga të tjetër që vitet e fundit po braktisen nga banorët po popullohet me shumë. Jemi 50 shtëpi të gjithë, në fillim fare 7 shtëpi kanë qënë këtu. Se martohen djemtë kanë ardhur të tjerë. Nuk ikin s’kanë ikur!
Po si në shumicën e fshatrave në vend edhe këtu banorët jetojnë me vështirësi dhe për shkak të mungesës së investimeve.
Rruga është shqetësimi kryesor për banorët e fshatit Isak në Delvinë. Rregullimi i saj u është premtuar vazhdimisht po nuk ka ndodhur për 30 vite me rradhë.
Kësaj rruge vetëm i është hedhur zhavor dhe banorët që kanë makina detyrohen ti parkojnë herë pas herë në dalje të fshatit.
“S’është bërë asnjë investim në fshat. Bënë rrugën andej e shikoje si është këtu”, ka thënë një banorë.
“Rrugën dua unë. Na shkatërrohen makinat, vetëm 700 metra është. Hodhëm 400 mijë lekë u shkatërrua makina. Vetëm kur vijnë për votat thonë do na i bëjnë. Marrin votat e si njohim më çfarë janë”, ka thënë një tjetër banor i zonës
Banorët rrezikojnë dhe shëndetin për sa kohë që ujërat e zeza vërshojnë nëpër rrugët e fshatit.
Nuk kanë as një qendër shëndetësore në fshat dhe për të marrë shpërblime detyrohen të shkojnë në fshatin fqinj.
“Në Bajkaj është 500 metra aty kemi infemiere dhe mjek vijnë dy herë në javë”, shprehet një banore.
Edhe ushqimet janë të detyruar ti blejnë në fshatin fqinj se këtu nuk ka asnjë dyqan. Ky fshat njihet për prodhimin e rrushit I cilin nuk e shesin dot.
“Kemi plot prodhim po s’kemi ku ta shesim nuk na afrohet ndonjë që ta mbledhë të verë një çmim dhe ta shesim. Këtu e kam verë, po më ka ngel”.
Fshat Isak ndodhet vetëm 8 kilometra nga qyteti i Delvinës./abcnews.al