Fshati mban emrin e pazakontë Fucking, autoritetet marrin vendimin e rëndësishëm

schedule15:58 - 27 Nëntor, 2020

schedule 15:58 - 27 Nëntor, 2020

Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Emri i një fshati në Salcburg të Austrisë, në kufi me Gjermaninë, ishte kthyer në objekt tallës nga turistët që shkonin aty.

Kryetari i bashkisë së Fucking, në një intervistë për mediat u shpreh se turistët që vijnë në këtë vend qëndrojnë sa për të bërë një foto dhe largohen.

Për këtë, ai tha se është marrë vendim për ndryshimin e emrit.

Që prej zbulimit në internet, fshati austriak ka pasur vëmendje të madhe dhe propozime bashkëpunimi. Por duke nisur nga 1 janari, fshati do të emërtohet Fugging, një iniciativë e aprovuar nga këshilli bashkiak i Tarsdorf. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!