Fshati indian i dërgon urimet Kamala Harris

schedule22:50 - 3 Nëntor, 2020

schedule 22:50 - 3 Nëntor, 2020

Banorët e fshatit Thulasendrapuram në Tamil Nadu, India e Jugut, u mblodhën në një tempull sot dhe bënë lutje të veçanta për fitoren e kandidates për nënkryetare Kamala Harris.

Ky fshat me 5,000 njerëz ka qenë në vëmendje edhe më herët. Arsyeja: Paraardhësit e Harrisit jetojnë aty dhe ajo e vizitoi tempullin vetë kur ishte pesë vjeç.

Në hyrje qëndron një dërrasë me një mesazh që përcjell fat të mirë. Rreth 50 banorë ishin të pranishëm në mëngjes herët në tempullin Dharmasastha, i cili është tempulli i hyjnisë familjare të paraardhësve të Harris.

Megjithëse familja e saj u zhvendos nga ky fshat në qytetin Chennai dhe më pas në SHBA, të afërmit e saj vazhduan të dërgonin donacione për rinovimin e tempullit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!