Fshati drejt shkatërrimit, 100 zviceranë urdhëruan të largohen nga shtëpitë e tyre

schedule15:05 - 12 Maj, 2023

schedule 15:05 - 12 Maj, 2023

Banorët e Brienz, Graubunden, janë urdhëruar nga autoritetet zvicerane të largohen nga fshati i tyre, pasi janë të rrezikuar nga shembja e një shpati mali. Një shtresë e trashë mjegull mbuloi majën e malit me pamje nga fshati Brienz të enjten, ku gjelbërimi tani është zëvendësuar nga gurët dhe balta.

Një shpat që autoritetet zvicerane besojnë se është gati të shembet dhe të shkatërrojë fshatin.

“Shkëmbi mund të bjerë pjesë-pjesë, gjë që nuk do të shkaktonte një katastrofë totale”, pohoi një ekspert.

“Megjithatë, “mund të bjerë edhe papritur, gjë që do të ishte shkatërruese për fshatin”, shtoi ai, duke shpjeguar se praktikisht askush nuk mund të bëjë një vlerësim të saktë.

Fshati me një histori shekullore përfshin pjesët gjermanishtfolëse dhe romake të rajonit lindor të Graubunden, që ndodhet në jugperëndim të Davos në një lartësi prej rreth 1,158 metrash. Ka më pak se 100 banorë.

“Shkëmbi po lëviz me një shpejtësi deri në 39 metra në vit,” tha Christian Gartmann, një anëtar i bordit të menaxhimit të krizave të Albula, një komunë që përfshin Brienz.

Banorëve të Brienz-it u është dhënë kohë deri në mbrëmjen e sotme për të evakuuar fshatin. Kryetari i fshatit, Daniel Albertin, është i bindur se të gjithë banorët do të jenë larguar deri atëherë.

“Ky është një projekt i madh për të gjithë komunitetin,” tha ai. Ndryshimet klimatike e vendosin Zvicrën në rrezik të shtuar të rreziqeve natyrore, duke përfshirë rritjen e erozionit për shkak të temperaturave më të larta, thonë autoritetet zvicerane.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!