Alessandro Bastoni është një nga zbulimet më të bukura të Interit në sezonin e fundit. 21-vjeçari ka dhuruar performanca pozitive me skuadrën zikaltër dhe ia ka dalë të fitojë besimin e Antonio Contes.
Së fundmi ka marrë një surprizë fantastike nga Roberto Mancini, i cili i ka dhuruar grumbullimin e parë me kombëtaren e Italisë në ndeshjet e Nations League. Gëzim i madh për qendërmbrojtësin, që zbulon se nga kush frymëzohet.
“Më pëlqen shumë mënyra se si mbron Bonucci, sidomos stili i tij i imponimit. Studioj shumë punën që kanë bërë Bonucci dhe Chiellini nën drejtimin e Antonio Contes te Juventusi dhe Italia“, deklaron lojtari i Interit. /abcnews.al