Fryhet për një minutë, skuteri që mund të mbahet në një çantë shpine

schedule15:45 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 15:45 - 17 Dhjetor, 2021

Një skuter elektrik i fryrë, kompakt, mjaftueshëm për t’u ruajtur brenda çantës së shpinës së udhëtarëve, është zhvilluar në Japoni. Poimo, i zhvilluar nga Universiteti i Tokios, mund të fryhet në pak më shumë se një minutë, duke përdorur një pompë elektrike.

Me një karikim të vetëm, skuteri i bërë nga poliuretani termoplastik mund të funksionojë deri në 90 minuta me rreth 15 km në orë, duke e bërë të përshtatshëm për udhëtime në distanca të shkurtra.

Studiuesit kanë zhvilluar gjithashtu një softuer, i cili lejon përdoruesit të personalizojnë formën e mjetit, si divan ose karrige me rrota. “Fillimisht mendova të zhvilloj një pajisje lëvizshmërie që mund të kalojë 1.6 km ose distancën midis një stacioni treni dhe një vendi pune, ku nuk ka një transport publik.“, tha studiuesi Hiroki Sato.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!