Buxheti shtetit ka pasur një performancë pozitive në mbledhjen e të ardhurave.Sipas treguesve fiskal të ministrisë së financave në periudhën janar-gusht janë arkëtuar 48.5 miliardë lekë më tepër krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në total shuma e të ardhurave për 8 –mujorin është 425.2 miliardë lekë.Më shumë para në arkën e shtetit kanë sjellë tatimi mbi fitimin dhe tatimi mbi të ardhurat personale.Kjo si rezultat i rritjes së pagave të ndërmara nga qeveria në administratë gjatë këtij viti.Vetëm nga tatimi mbi fitimin u mblodhën 40.9 miliardë lekë duke u rritur me 36% krahasuar me 8 mujorin e 2022.
Nga Tatimi mbi të ardhurat personale janë arkëtuar 39.3 miliardë lekë, 8.7 milardë lekë 28.4% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Pavarësisht se inflacioni ka pësuar rënie duke prekur nivelin 4% TVSH vijon të kontribuojë në shtimin e të ardhurave në buxhet.Në periudhën janar –gusht vetëm nga ky zë janë mbledhur 30.9 miliardë lekë.
Konjuktura ndërkombëtare e çmimeve të mineraleve dhe metaleve ka dhënë ndikim negativ duke ndikuar në uljen e vlerës së mbledhur në buxhet.Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 2 miliardë lekë, ose 33.5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar .
Si rrjedhojë e rritjes së të ardhurave me ritme më të larta sesa shpenzimet, buxheti ka kursyer për periudhën janar-gusht ndërsa . niveli i sufiçitit rezultoi në rreth 47.83 miliardë Lekë.