Fruthi, apel për vaksinim/ Në 3 muaj preken 12 fëmijë, shumica të pavaksinuar

schedule13:28 - 31 Mars, 2025

schedule 13:28 - 31 Mars, 2025

Në shumë vende të Europës shpërthimet e fruthit janë kthyer në  shqetësim për autoritetet shëndetësore.  As në Shqipëri nuk mungojnë rastet ndonëse jo në të njejtat shifra si në rajon.  Instituti I Shëndetit Publik konfirmon 12 fëmijë  nga 0 në 14 vjeç  të  prekur prej tij nga janari në mars.  Dominojnë  të vegjlit pa mbushur katër vjeç dhe shumica prej tyre janë zbuluar në Fier.  Janë trajtuar në spital  dhe aktualisht mjekët thonë se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Pra 10 nga  rastet janë nën 4 vjeç,  1 rast 9 vjeç dhe   1 rast 14 vjeç.   Nga këto raste 9 të pavaksinuar, 75% të pavaksinuar 3 vetëm me një dozë  pra nuk ka përfunduar skema e plotë e vaksinimit.  Mbizotëron në Fier me tetë raste, 1  Vau I Dejës,  1 Lezha, 2 Tirana. Shumica e rasteve janë pa lidhje epidemiologjike, por në rrethin e Fierit është vënë re një shpërthim në një kopsht.”

Me qëllim frenimin e përhapjes së  infeksionit  autoritetet  shëndetësore I bëjnë thirrje  çerdheve, kopshteve dhe shkollave të mos pranojnë fëmijë  pa kartelë vaksinimi.  Ndërsa prindërve  të bëjnë kujdes pasi  në ditët e para  fruthi ngjason  me  infeksionet e rrugëve të frymëmmarrjes dhe  ka transmetueshmëri të lartë.

“Ajo që është e rëndësishme për institucionet parashkollore dhe shkollore të mos pranohen fëmijë të pavaksinuar sipas kalendarit kombëtar sepse bëhen burim për përhapjen e fruthit dhe tek fëmijët e tjerë. Fruthi është një sëmundje që përhapet nga kontakti I ngushtë I fëmijëve me një tjetër  përmes spërklave të  ajrit.  Raporti infeksion sëmundje është 1 me 1,  nëse ke kontakt probabilititi është 100% për tu prekur. Nis me temepraturë të lartë  38 gradë edhe më e lartë,  karakteristikë në fillim, ka dhe shenja si skuqje të syve rrjedhje hundesh mund të ngatërrohet dhe me viroza respiratore.  Pas kësaj periudhe 2 -3 ditë që ka temperaturë fillon shfaqet rash ose këto njollat e kuqe.”

Fruthi mund të shkaktojë ndërlikime serioze të shëndetit dhe mund të çojë deri në humbje jete.  Vaksinimi kundër tij kryhet në dy  doza  që aplikohen në moshën  një dhe pesë vjeç.

“Duke u nisur nga  situata epidemiologjike nga vendet e rajonit, në kontinentin europian janë me mijëra rastet me shtimin e lëvizjes së popullatës  familjarëve rritet mundësia e infektimit.”

Aktualisht në  vendin tonë kanë marrë dy dozat kundër fruthit  sipas Institutit të Shëndetit Publik rreth 92% e fëmijëve, por sipas  Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbulesa vaksinale  e nevojshmë për të  parandaluar shpërthimet e sëmundjes ngjitëse  duhet të jetë 95%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!