Nga Juxhin Mustafaraj
Forumi Rinor i Partisë Demokratike, përmes 30 anëtarëve të kryesisë së tij ju i kërkoi zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi dhe kreut të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka të thërrasin një referendum për vendimin mbi Sali Berishën.
Shkresa u dorëzua në selinë blu, një ditë përpara se Sali Berisha të dalë përpara demokratëve mbi nismën e tij për hapjen e partisë dhe thirrjen e një referendum për të rrëzuar vendimin e Lulzim Bashës për ta larguar nga grupi parlamentar. Firmën mbi kërkesën e thirrjes së një referendumi e firmosi edhe Glauk Olldashi, djali i të ndjerit, Sokol Olldashi.
Firma e Belind Këlliçit, kreut të FRPD mungonte në shkresën që ju drejtua selisë blu. Në një intervistë për abc Këlliçi i kërkon demokratëve të ruajnë qetësinë.
“Është një nismë e anëtarëve. Nuk ka pasur mbledhje. Kjo është një çështje e jona e brendshme që do marrë përgjigje,” thotë ai.
Anëtari i kryesisë thekson se PD për shkak të historisë së saj politike nuk mund të dilte kundër PD.
“Të gjithë duhet të reflektojmë në këtë moment në një qetësi absolute për të mirën e demokratëve. Marrëdhënia jonë me SHBA duhet të jetë e pacenuar,” thotë ai.
Duke mos mohuar debatin e brendshëm, Këlliçi thekson se PD nuk duhet të humb asnjë anëtar të saj. /abcnews.al