FRONTEX kap 11 gjuetarë në Dropull, mes tyre dhe tre policë, iu merr armët dhe derrin e egër

schedule22:52 - 12 Shkurt, 2021

schedule 22:52 - 12 Shkurt, 2021

11 persona mes tyre edhe tre punonjës policie janë ndaluar mbrëmjen e sotme në zonën e Dropullit të Sipërm ku kishin dalë për gjah.

Burime bëjnë me dije për gazetarin e ABC Orgest Sako se atyre u janë sekuestruar 11 armë gjahu, ndërsa iu është gjetur edhe një derr i egër.

Ata janë ndaluar nga grupi i FRONTEX ndërsa çështja pritet t’i referohet prokurorisë. Të ndaluarit po mbahen aktualisht në ambientet e Komisariatit të Gjirokastrës.

Mësohet se ndalimi i tyre është bërë në orën 18:00 të pasdites së sotme, ndërkohë që nga policia nuk ka ende një njoftim zyrtar. Sipas gazetarit të ABC prej orës së ndalimit ka pasur disa tentativa për t’i lënë të lirë, por deri tani nuk është marrë asnjë vendi./mv.abcnews.al