FRONTEX: Bie kalimi i migrantëve të parregullt nga Ballkani Perëndimor dhe rritet në Mesdhe

schedule21:16 - 11 Mars, 2023

schedule 21:16 - 11 Mars, 2023

Rrugët e Mesdheut Qendror dhe Ballkanit Perëndimor mbeten më aktivet për kalimin emigrantëve të parregullt vlerëson raporti më i fundit i Agjencisë Europiane të Ruajtjes së Kufijve, Frontex .

Sipas raportit, në dy muajt e parë të vitit 2023, numri i kalimeve të parregullta kufitare të raportuara nga autoritetet në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian ishte 28130, gati sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Evidentimi i migrantëve të parregullt në Mesdheun Qendror është rritur në dy muajt e parë të vitit 2023 krahasur me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rruga e Mesdheut Qendror përbën dy nga çdo pesë kalime të parregullta kufitare në Bashkimin Evropian, vlerëson raporti.

Sipas raportit, 11951 kalime të migranëtve të parregullt u raportuan në këët rrugë për periudhën Janar -shkurt të vitit 2023 me një rritje 118% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas raportit të FRONTEX në periudhën janar – shkurt të këtij viti në Rrugën e Ballkanit Perëndimor ku përfshihet edhe Shqipëria u evidentuan 8.394 kalime të parregullta me një rënie prej 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vetëm në shkurt, sipas raportit u evidentuan rreth 13800 kalime të parregullta kufitare në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian.

Aktualisht, më shumë se 2400 oficerë të trupave tokësore dhe staf i Frontex po marrin pjesë në aktivitete të ndryshme operacionale.

Ata mbështesin shtetet anëtare të BE-së dhe vendet fqinje përfshirë edhe Shqipërinë për sfidat me migrimin e parregullt.

Shtetasit e Sirisë, Bregut të Fildishtë, Guinesë, Afganistanit dhe Pakistanit përbëjnë numrin më të madh të migrantëve të parregullt./VOA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!