Froni i takon fantazistit të Shqipërisë U21, shpallet më i miri i sezonit

schedule10:39 - 20 Shtator, 2020

schedule 10:39 - 20 Shtator, 2020

Arbnor Muçolli ka bërë një sezon fantastik sezonin e shkuar dhe për këtë është vlerësuar. Mesfushori i Shqipërisë është zgjedhur lojtari më i mirë sezonit në ligën e parë.

Vejle BK e ka konfirmuar diçka të tillë përmes një postimi në rrjetet sociale. Muçolli momentalisht është i dëmtuar dhe klubi danez mezi pret rikthimin e fantazistit.

21-vjeçari i Vejle BK luajti 26 ndeshje, 17 prej të cilave i nisi nga minuta e parë. Muçolli tregoi edhe aftësitë për të shënuar, duke realizuar 7 gola për skuadrën e tij që u ngjit në Superligë. /abcnews.al