Frikë tek United, avioni i Telles shfaq probleme dhe detyrohet të kthehet në Porto

schedule15:18 - 5 Tetor, 2020

schedule 15:18 - 5 Tetor, 2020

Manchester United u shokua ditën e djeshme në shtëpi nga Tottenham, ku miqtë nga Londra fituan me rezultatin 1-6. Përpos disfatës në “Old Trafford”, drejtuesit e United kanë vazhduar merkaton dhe kanë arritur akordin me Porton për shërbimet e mbrojtësit, Alex Telles.

Italo-braziliani i ka kushtuar “Djajve të Kuq” plot 15 milionë euro dhe ditën e djeshme ai u nis drejt Manchesterit për të kaluar testet mjekësore dhe për të firmosur kontratën e re. Jo gjithçka ka shkuar mirë, pasi fluturimi i Telles pati probleme.

Avioni privat që po udhëtonte 27-vjeçari shfaqi një defekt teknik dhe u detyrua të kthehej në qytetin e Portos, vendi nga të cilin u nis. Megjithatë sot pritet që Alex të mbërrijë në Manchester për të kompletuar kalimin e tij në radhët e United. /abcnews.al