“Frikë se do humbja beben”, nëna e re lindi në shtëpi, stafi i urgjencës së Elbasanit tregon situatën

schedule11:51 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 11:51 - 5 Dhjetor, 2022

Një ngjarje e bukur ndodhi në qytetin e Elbasanit. Banori më i ri i qytetit të Elbasanit erdhi në jetë në një mënyrë krejt ndryshe, lindi në shtëpi. Nëse nëna kishte menduar se do të lindte në spital nuk ndodhi ashtu, bebi erdhi në jetë më shpejtë nga sa pritej.

Ekipi i urgjencës së Elbasanit i erdhi në ndihmë dhe u sigurua që procesi i lindjes të shkontë mirë. Për të folur më tepër rreth ngjarjes së ndodhur ata ishin të ftuzar në ABC-ja e mëngjesit. Të ftuar ishin Ergys Mici, shefi i urgjencës, Edmond Kasa dhe Amarilda Hoxha të cilët janë pjesë e ekipit të urgjencës së Elbasanit.

Në një lidhje me nënën e foshnjës e quajtur Kristina ajo tregoi për procesin e lindjes dhe kur e kuptoi që ishte duke lindur: ”Po përgatitesha të shkoja në spital, por fatkeqësisht nuk arriti puna deri aty, mora urgjencën, erdhi , më ndihmoi. Pata frikë në ato momente sepse lindja në shtëpi nuk është si në spital. Në spital ke mjetet, mjekët, infermieret afër ndërsa në shtëpi vetëm familjarët dhe bashkëshortin kisha që më qëndruan pranë. Në ato momente kisha shumë frikë sa mendoja se mos humbas fëmijën. Jam 20 vjeçe, Kjo është lindja ime e dytë, fëmija im i parë është djal, por gjatë lindjes së djalit ka qënë ndryshe, kam qënë përkrah mjekve, ndërsa në shtëpi nuk kisha, ishin vetëm familjarët dhe bashkëshorti. Deri sa erdhi ambulanca.”

Më tej ajo tregoi për shërbimin  e ofruar duke zbuluar gjininë dhe emrin e bebes: ”Urgjenca u kujdesën jashtë mase, jam shumë e kënaqur erdhën shumë shpejt. Është vajzë, emrin ja kemi vendosur Krisela.”

Stafi i urgjencës tregoi më tej për momentin kur morën telefonatën dhe si u akorduan në mënyrë që të ndodheshin pranë nënës së re.

Ergys Mici: ”Falë një kombinimi të qendres kombëtare të Urgjencës niset një ekip i gatshëm. Falenderojmë dispatcher që nuk duken, por ne na informojnë për vendodhjen, momentin, kohën dhe situatën si është.”

Edmond Kasa: ”Detyra jonë është të japim ndihmën e parë, ne marrim shumë thirrje një nga këto ishte dhe kjo e kodit të kuq. Nëna kishte filluuar procesin e lindjes dhe ne duhet të ishim sa më parë aty. Akorduam ekipet, shkuam dy ekipe. Pothuajse brenda 3-4 minuta shkuam aty. Procesi kishte filluar dhe me mjetet e nevojshme që ne disponojmë për ti ardhur në ndihmë bebit dhe nënës. Ne kemi qënë të përgatitur sepse kemi bërë trajnime, por na ka ndodhur dhe më parë në fshatra të largët të Elbasanit.”

Amarilda Hoxha: ”Si në spital edhe në shtëpi ana psikologjike e një femre është tepër e rëndësishme është momenti kryesor. Edhe pse ishte fëmija e dytë, normalisht çdo fëmijë që vjen në jetë ka një eksperiencë në vete. Dhe është një rifillim nga e para. Për në ishte edhe stres më vete që po asistonim një lindje në shtëpi. Kur morëm informacionin nga djemtë e urgjencës morëm mjetet e nevojshme dhe u nisëm. Ishte një proces shumë i shpejt, dhe në fund kur u siguruam që çdo gjë ishte shumë mirë dhe çdo gjë shkoi shumë mirë, vendosëm të bënim një foto si moment lumturie. Ajo foto u bë shumë virale dhe nuk mendonim që mund të bëhej.”

Nëna e re Kristina apelon për ndihmë ekonomike sepse nuk ka mundësi të kujdeset për femijët: ”Kam nevojë për shumë gjëra sepse nuk jam në gjëndje ekonomike, jemi të papunë. Më duhen gjërat e nevojshme për të mbajtur beben. Nuk jam në gjendje ti blej vetë.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!