Frikë për një sulm të mundshëm në centralin e Zaporizhia, largohen banorët

schedule12:11 - 5 Korrik, 2023

schedule 12:11 - 5 Korrik, 2023

Qytetarët kanë filluar të largohen nga zona përreth termocentralit bërthamor të Zaporizhia pasi akuzat nga të dyja palët shkaktuan panik tek ukrainasit se një operacion i mundshëm i ashtuquajtur “flamur i rremë” ishte i pashmangshëm.

Rusia, thonë analistët, ka krijuar një precedent për një ngjarje të tillë duke hedhur në erë digën Kakhovka.

“Ajo që ka shtuar ankthin janë pretendimet ruse se ukrainasit po planifikonin të sulmonin centralin,” raporton Sky News.

“Kur rusët akuzojnë ukrainasit se po përgatiten për të bërë diçka, shpesh është një shenjë se ata do ta bëjnë vetë, siç ndodhi me digën Kakhovka,” tha analisti i Sky News, Dominic Waghorn.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!