“Frikë” për Mario Mitaj/ Mbrojtësi rrezikon sezonin në Arabinë Saudite

schedule12:35 - 3 Prill, 2025

schedule 12:35 - 3 Prill, 2025

Nuk është thënë fjala e fundit, por rreziku mbetet.

Fati i Mario Mitajt i ngjan sado pak atij të Mirlind Dakut në Rusi, ndonëse sulmuesi ndodhet në pozita më të këqija.

Mediat në Arabinë Saudite shkruajnë se mbrojtësi i kombëtares shqiptare shpresohet të kthehet pa përfunduar sezoni, ndonëse ende nuk jepet datë kur mund të verë këmbën në fushë.

Ky është lajm relativisht I mirë sepse dy ditë më parë, të njëjtat media nga Riadi shkruanin se 21-vjeçari vështirë se do të luante më këtë edicion.

Sezoni saudit përfundon në 26 maj, dhe pritet të shihet nëse Mitaj do t’ia dalë.

Për momentin, pas operacionit në muskujt e barkut që kreu në Londër, futbollisti shqiptar ndodhet në Greqi për t’u riaftësuar.

Ai ka qenë krejt pafat këtë vit, pasi u lëndua në fillim të janarit, dhe mungoi për 6 ndeshje radhazi.

U kthye për 45 minuta në ndeshjen e 13 marsit në Ligën Saudites, mes ekipit të tij Al Itihad dhe Al Rijadit, por doli nga loja dhe pastaj u filmua nga kamerat në tunelin e stadiumit duke ecur çalë-çalë.

Po ashtu, humbi edhe ndeshjet e kombëtares në mars ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Mëkat I vërtetë për mbrojtësin kuqezi, I cili ka një gol e dy asistë në Arabi, por që ende ka shpresë për të luajtur në derbin e Ballkanit, Shqipëri-Serbi në 7 qershor në eliminatoret e Botërorit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!