Frikë e madhe te Lazio, për shkak të COVID-19. Në seancën e sotme stërvitore kanë munguar plot 10 futbollistë, pasi presin të mësojnë përgjigjet e tamponëve të kryer një ditë më parë.
Te Lazio nuk kanë dashur të rrezikojnë dhe i kanë lënë ata jashtë ekipit, në mënyrë që nëse ndokush del pozitiv me COVID-19, të mos e ketë mundësinë ta përçojë te ndonjë futbollist tjetër.
Mes emrave të lënë pushim është edhe thomas Strakosha. Lojtarët e tjerë që nuk ishin nën urdhrat e trajnerit Simone Inzaghi janë: Cataldi, Luis Alberto, Andreas Pereira, Leiva, Lazzari, Cataldi, Luiz Felipe, Armini dhe Escalante. /abcnews.al