Frikë nga përhapja e Covid 19, mbyllen klubet e natës në Korenë e Jugut

schedule07:54 - 11 Maj, 2020

schedule 07:54 - 11 Maj, 2020

Klubet e natës në Korenë e Jugut janë dhe vendet më të frikshme që duket se janë kthyer në vatra të shpërndarjes së koronavirusit.

Të paktën 85 pacientë me koronavirus në Korenë e Jugut besohet se kanë kontraktuar virusin në klubet e natës gjatë kësaj jave, duke bërë që autoritetet të urdhërojnë mbylljen e këtyre bizneseve.

Të gjitha klubet e natës dhe bare në Seul u urdhëruan të mbyllen deri në një njoftim të mëtejshëm, pasi disa raste të reja me koronavirus shkaktoi shqetësime për një valë të dytë infeksioni.

Tridhjetë e pesë raste të reja u zbuluan në vend të dielën, sipas ministrisë së shëndetit të Koresë së Jugut. Nga rastet e reja, 29 persona ishin infektuar në klubet në Itaeëon,një rreth i njohur për jetën e natës në Seul.

Javën e fundit, Koreja e Jugut ka raportuar 10.909 raste me Covid-19, 9.632 prej të cilave janë shëruar. Numri i vdekjeve mbetet në 256./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!