Frikë nga finalja Argjentinë-Brazil, policia ndalon grumbullimet në shtetin aziatik

schedule22:59 - 9 Korrik, 2021

schedule 22:59 - 9 Korrik, 2021

Të gjithë po po e presin me padurim finalen e Kupës së Amerikës. Argjentina dhe Brazili do të vihen përballë për trofeun e madh (11 korrik, 02:00).

Një shans i artë për Leo Messin për të fituar më në fund një trofe me kombëtaren albiceleste, por nuk do jetë aspak e thjeshtë ndaj djemve të Tites.

Në Bangladesh kanë nisur emocionet e kësaj sfide spektakolare. Në shtetin aziatik me mbi 161 milion banorë, janë shumë të dhënë pas futbollit.

Kombëtarja e preferuar është Argjentina. Rreth 70% e njerëzve janë të çmendur pas kombëtares së Leo Messit dhe po presin me padurim finalen.

As “brazilianët” nuk mungojnë dhe një gjë e tillë ka sjellë panik tek autoritetet vendase. Policia e Bangladeshit është në gatishmëri të lartë përpara finales së Kupës së Amerikës.

Rivaliteti mes dy tifozerive është shumë i madh dhe forcat policore i frikësohen shumë përplasjeve dhe sherreve, kështu që kanë vendosur të shmangin grumbullimet publike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!