Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Frikë nga arrestimi? Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e Afrikës së Jugut

schedule13:55 - 19 Korrik, 2023

schedule 13:55 - 19 Korrik, 2023

Presidenti i Afrikës së Jugut ka konfirmuar se presidenti Putin nuk do të marrë pjesë në samitin ndërkombëtar që do të zhvillohet në vend. Një takim i vendeve të BRICS, që përfshin Brazilin, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut do të mbahet në Johannesburg në fund të muajit të ardhshëm.

Por me një urdhër arresti të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për Presidentin Putin me akuzën e dëbimit të paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina, Afrika e Jugut u përball me një dilemë.

Si një anëtare e GJNP-së, Afrikës së Jugut në teori do t’i kërkohet ta arrestojë atë nëse ai shkel në vend.

Afrika e Jugut konfirmoi muajin e kaluar se do të vazhdojë të jetë nikoqir i samitit, pavarësisht spekulimeve se samitit mund të mbahet në Kinë në mënyrë që presidenti Putin të mund të marrë pjesë në një vend që nuk është i detyruar ta arrestojë atë.

Ministri i Jashtëm Sergei Shoigu do të marrë pjesë në emër të Rusisë. Të gjithë krerët e tjerë të shteteve janë ftuar të marrin pjesë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!