EURO 2020 po mban miliona njerëz të “ngulur” përballë TV-së, ndërkohë që një pjesë kanë mundësinë t’i ndjekin ndeshjet edhe në stadiume.
Ngjarjet që kanë ndodhur kanë qenë të shumta, mes tyre edhe “lojërat” me largimet e shisheve të Coca Cola dhe Heineken nga tavolinat në konferencat për shtyp.
Paul Pogba largoi pas ndeshjes me Gjermaninë shishen e birrës, për shkak se i përket besimit islam dhe nuk konsumon alkool.
Nisur nga kjo, sipas asaj që shkruan “Telegraph”, zyrtarët e EURO 2020 kanë vendosur që të mos vendosin më në tavolinë shishe birre kur kanë të bëjnë me lojtarë myslimanë. / abcnews.al