Qeveria suedeze njoftoi sot se do të shpenzojë 385 milionë krona shtesë (33 milionë euro) për strehimoret bërthamore, shërbimet e urgjencës dhe mbrojtjen civile, pasi paralajmëroi se vendi duhet të përgatitet për luftë.
Suedia, e cila u bashkua me NATO-n në fillim të marsit, po investon për të përmirësuar funksionimin e shërbimeve të saj të urgjencës në rast konflikti, për të forcuar sigurinë e saj kibernetike dhe për të rimbushur rezervat e saj të ilaçeve, tha gjatë një konferencë për shtyp, Ministri i Mbrojtjes Civile Karl-Oskar Bolin.
Fondet do të përdoren gjithashtu për modernizimin e strehimoreve bërthamore, furnizimit me ujë dhe infrastrukturës së transportit.
“Situata në aspektin e politikës së sigurisë ka qenë prej kohësh duke u përkeqësuar ,” u tha Bolin gazetarëve.
Suedia kishte shkurtuar shpenzimet e saj ushtarake që nga fundi i Luftës së Ftohtë, por e ndryshoi trendin pasi Rusia aneksoi Krimenë në 2014. Në mars 2022, pas pushtimit të Ukrainës, Suedia njoftoi se do të rriste më tej këto shpenzime rreth 2% të PBB-së, një objektiv i vendosur nga NATO.
/abcnews.al