Shqipëria ka ndjekur masat e marra nga shtetet e Bashkimit Evropian për të kufizuar përhapjen e variantit “Omicron”. Lajmin e bëri të ditur kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli në mbledhjen e ditës së sotme.
Rakacolli tha se nisur nga fakti që varianti i ri Omicron është identifikuar në qytetarë që kanë pasur histori udhëtimi e kontaktesh me vende të Afrikës së Jugut, si edhe faktin që akoma nuk është e qartë natyra e agresivitetit të virusit, masat e marra edhe nga vende të tjera të botës, Komiteti i Ekspertëve vendosi të rekomandojë ndalimin e hyrjes të shtetasve të huaj me histori udhëtimi brenda 14 ditëve të fundit në vendet:
Afrikë e Jugut
Kenia
Zambia
Bostwana
Senegal
Kjo masë hyn në fuqi nga data 3 dhjetor, për tre javë.
Kurse, shtetasit shqiptarë rezidentë, që vijnë në Shqipëri dhe kanë histori udhëtimi 14 ditët e fundit para mbërritjes, në vendet e listuara më sipër do të karantinohen në shtëpitë e tyre për 14 ditë dhe do të monitorohen nga njësitë shëndetësore. /abcnews.al/