Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Frika nga sulmet terroriste, përkthyesit afganë në Mbretërinë e Bashkuar do të rekrutohen nga ushtria

schedule22:43 - 31 Gusht, 2021

schedule 22:43 - 31 Gusht, 2021

Dhjetëra përkthyes afganë të dërguar në Mbretërinë e Bashkuar po rekrutohen nga Ushtria Britanike si “luftëtarë kibernetikë” për të luftuar terrorizmin.

Gjuhëtarët afganë të nivelit të lartë do të ndihmojnë një njësi të specializuar brenda Brigadës 77 të vëzhgojë në mediat sociale dhe faqet e internetit xhihadiste për të monitoruar rrjetet terroriste.

Duke rritur kapacitetet e Britanisë kundër një kërcënimi të ri terrorist nga Afganistani, mund të ndihmojë në ndalimin e sulmeve në Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë saj.



Talibanët kanë nisur kërkime shtëpi më shtëpi për ish-zyrtarë qeveritarë.

Pajisje ushtarake me vlerë miliarda paund – përfshirë 22,174 Humvees, 64,363 mitralozë dhe 33 helikopterë sulmi Black Hawk – janë lënë prapa nga amerikanët.

Pjesa më e madhe e pajisjeve po dërgohen në Quetta në Pakistan, ose do t’iu shiten grupeve xhihadiste. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!