Juventus-Inter do të luhet, por me dyer të mbyllura. Tifozët nuk mund të marrin pjesë në sfidën kryesore të javës së ardhshme në Serie A për shkak të frikës së krijuar nga përhapja e koronavirusit. Minsitri i Sportit i ka a kërkuar këtë gjë Kryeministrit Conte pak minuta më parë.
Zikaltrit e Contes nuk zbritën në fushë mbrëmjen e djeshme kundër Sampdorias dhe këtë përballje shtëpiake do ta luajnë me datë 4 mars, duke shtyrë në këtë mënyrë sfidën e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndaj Napolit për në 20 maj.
Diçka e tillë ndikon që të shtyhet edhe finalja e Kupës së Italisë për këtë sezon. Beteja për trofeun e dytë të rëndësishëm të futbollit italian ishte programuar të luhej me 24 maj, por do të zhvillohet tre ditë më vonë. Tani pritet vetëm zyrtarizimi i kreut të qeverisë italiane. /abcnews.al