Frika nga Covid, nëna britanike refuzon t’i kthejë fëmijët në shkollë , rrezikon burgun

schedule11:19 - 27 Tetor, 2020

schedule 11:19 - 27 Tetor, 2020

Një nënë britanike rrezikon të dënohet me burg, pasi për shkak  të situatës nga Covid 19,  refuzon t’i dërgojë fëmijët në shkollë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se përveç burgut 29 vjeçarja, Katy Simpson përveç dënimit me burg rrezikon që të gjobitet me 3 mijë eurove. 29 vjeçarja ka vendosur t’i mbajë në shtëpi të birin Damien dhe vajzën Alisha (që të dy 6 vjeç).

Ajo po frikësohet se nëse infektohet me koronavirus, mund të vdesë nga astma, diabeti dhe problemet me gjëndrën tiroide. Ndërkohë një nga drejtuesit e shkollës ku janë fëmijët e saj, i ka dërguar një paralajmërim të gjykatës se duhet t’i dërgojë fëmijët në shkollë.

Ajo u kishte thënë mësuesve të shkollës në qytetin Redcar në Yorkshire, se do të vdesë nëse preket nga infeksioni i koronavirusit.

Sipas ligjeve që janë në fuqi në Britani të Madhe, prindërit që nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë pa ndonjë arsyetim, thyejnë ligjin dhe rrezikohen të dënohen me para por edhe me burgim.

Megjithatë Simpson thotë se nuk e ka ndërmend t’i kthejë fëmijët e saj në shkollë, edhe pse aktualisht është e papunë dhe rrezikohet të dënohet deri në tre muaj burg.e.su./abcnews.al