Frika nga Coronavirusi: Federata italiane vendos, ja ç’bëhet me Serie A

schedule13:21 - 8 Mars, 2020

schedule 13:21 - 8 Mars, 2020

Parma dhe SPAL ishin bërë gati të futeshin në fushën e blertë, por një vendim i fundit nga autoritetet ka bërë që skuadrat të tërhiqeshin. Ministri i Sportit Vincenzo Spadafora, po vlerëson ndalimin e futbollit për shkak të gjendjes së krijuar nga Coronavirusi.

Federata Italiane e Futbollit duhet tw marrw vendimin e fundit dhe pwr momentin nuk ka vendosur ta ndalojw futbollin. Parma-Spal nis prej orës 13:45 dhe nw fushw do tw jetw edhe portieri Etrit Berisha, kurse nw stol Kastriot Dermaku.

QËNDRIMI I MINISTRIT – Ministri i Sportit, Spadafora, ka dalë me një deklaratë dhe mbështet kërkesën e Damiano Toomasi, presidenti të Sindikatës së Futbollistëve. “Nuk ka kuptim tani të vëmë në rrezik jetën e lojtarëve, gjyqtarëve, trajnerëve e tifozëve, të cilët me siguri do të mblidhen për të parë ndeshjet. Federatat e tjera kanë zgjedhur të ndalojnë dhe tani është detyrë e presidentit të FIGC, Gravina, të marrë një vendim para se të ndodhë rasti i parë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!