Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Friendzone”, nis emisioni më i ri në ABC News, moderatorët zbulojnë surprizat

schedule09:54 - 10 Korrik, 2020

schedule 09:54 - 10 Korrik, 2020

Ditën e hënë në orën 16:00 në ABC News fillon emisioni më i ri “Friendzone”.

Moderatorët Ardit Murataj dhe Liesa Haxhiasllani  kanë zbuluar shumë detaje rreth surprizës më të re, që ata do të sjellin në ekran.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit” , ata kanë rrëfyer gjithçka rreth emisionit që nga përzgjedhja e emrit, çfarë do të shoh publiku dhe deri tek marrëdhënia mes tyre.

“Do të jetë zonë miqësore për të gjithë ata që duan të kenë një program ndryshë nga ato cfarë janë parë në ekran. Do jetë një program që nuk do të fokusohet vetëm në muzikë.

Idea e emrit sihte se kur je me miqtë e tu je më i lirshëm, nuk kornizohesh shumë.  Ne menduam që të kemi këtë llojë energji në studio me këdo që të jetë i ftuar , me të rinjtë që do ët na bashkohesh, se kemi menduar që të kemi herë pas here hapësira për të rinjtë e talentuar që kanë gjëra për të treguar dhe nuk e kanë mundësinë që të dalin diku. Ne do ta krijojmë këtë mundësi për ta. Diksuh që di ët këndojë, dikush që di të bëjë diçka tjetër”, u shpreh Liesa.

Më tej, moderatorja është ndalur edhe raporti mes tyre, duke theksuar se mes tyre nuk ka konkurencë dhe kjo ka bërë që të jenë miq shumë të mirë.

“Në fakt Selecti ka qenë programi që na njohu me njëri-tjetrin dhe që atëherë kemi krijuar një miqësis humb të fortë. Jo vetëm ne të dz, por edhe Kiara e MIsheli që kanë qenë me ne në Select. Jemi të katër miq shuam të mirë. Mendoj që fakti nuk konkurencë midis nesh, nuk është kjo gjëja që  do flasësh ti më shumë, jo do flas unë më shumë, që herë pas here është në televizion. Nuk e kemi fare këtë gjë”, shtoi ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!