Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Frenon kredia për banesa/ Rënie me 37 përqind në korrik pas kufizimeve të BSH

schedule14:09 - 2 Shtator, 2025

schedule 14:09 - 2 Shtator, 2025

Qytetarët kanë marrë 4.64 miliardë lekë  kredi për blerje banesash gjatë muajit korrik. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se huaja për këtë segment ka pësuar rritje të qëndrueshme nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë duke rezultuar  12.5% më e lartë.

Ky trend reflekton një kërkesë të shtuar për financime dhe investime në pasuri të paluajtshme. Kredia në lekë zë peshën më të madhe,  e cila ka shënuar edhe rritjen më të lartë. Megjithatë nëse vërejmë statistikat e kredi-dhënies për muajin qershor konstatohet një ulje e huasë së aprovuar për këtë segment.

Bankat e nivelit të dytë kanë aprovuar vetëm 4.64 miliardë lekë nga 7.2 miliardë kredi të reja për blerje banese,  që u miratuan ne muajin qershor  të po këtij viti.

Kjo zbehje e huadhënies lidhet direkt  me hyrjen ne fuqi të rregullores së Bankës së Shqipërisë e cila kufizon dhënien e kredive për banesa e cila ka nisur të zbatohet që prej 1 korrikut. Vendimi i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë  kufizon kredi-dhënien për blerje banese duke lejuar vetëm 85% të vlerës së pronës nëse është banesë e parë. Ndërsa për shtëpinë e dytë kredia ulet në 80% të vlerës së saj.

Pra kur nëse blejmë një shtëpi që kushton 100 mijë euro, nëse kredia kërkohet në lekë, atëherë banka mund të financojë vetëm 85 mijë euro. Ndërsa për huatë në monedhë të huaj, financimi për banesën e parë ulet në 75% të shumës totale.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë totali i kredisë ka arritur në 893.1 miliardë lekë në Korrik  duke pësuar një rritje me  gati 94 miliardë lekë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!