Frenohet rritja ekonomike

schedule16:11 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 16:11 - 23 Dhjetor, 2021

Gjatë periudhës korrik –shtator rritja ekonomike në vend është frenuar. Nga të dhënat zyrtare të INSTAT rezulton se niveli i rritjes ekonomike në këtë tremujor rezulton 6.99 % duke u ngadalësuar me 3 mujorin e dytë  ku rritja ekonomike shënoi nivelin 17.89%.

Duket se sektori i turizmit nuk ka dhënë efektin e  pritshëm në rritjen ekonomike gjatë tre mujorit të 3 të këtij viti.

Ndërkohë si 9 mujor ekonomia e vendit pësoi një rritje me 10.37% nga -5.87% që ishte gjatë vitit të pandemisë.

Kontributin kryesor e ka  dhënë sektori  i tregtisë transportit dhe shërbimi ushqimor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!