Huaja e re e aprovuar për ekonominë është ngadalësuar në fillim të këtij viti. Janë rreth 16 miliard lekë më pak kredi të dhënë nga bankat e nivelit të dytë në janar. Banka e Shqipërisë ka publikuar statistikat që tregojnë se në janar të vitit 2025 huaja e re ishte në vlerën 31.9 mld lekë ose 15.9 miliardë më pak nëse e krahasojmë me dhjetorin e vitit të kaluar.
Megjithatë nëse shohim huadhënien e bankave për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rezulton se mbetet më e lartë. Më shumë kredi janë aprovuar për bizneset në sektorin e hoteleri –turizmit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë zgjerimi vjetor i këtij portofoli ishe me 25% ose 5% më i lartë se norma e shënuar në periudhën paraardhëse. Totali i kredisë ka arritur në 840.9 miliardë lekë në fillim të vitit 2025, me një rritje e konsiderueshme prej 13.5%
Nga ana tjetër, një fenomen që vijon të forcohet gjatë këtij viti është tendenca për ti ruajtuar kursimet në monedhën kombëtare. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë rezulton se depozitat në lekë janë rritur me 42 miliardë lekë.Por e kundërta ndodh me kursimet në euro të cilat kanë pësuar një ngadalësim të ndjeshëm.
Gjatë muajve të fundit depozitat në euro kanë qëndruar pothuajse në të njëjtin nivel prej rreth 8 miliardë euro dhe janë luhatur me shifra shume minimale./abcnews.al

