Frëngjishtja humb titullin, kush është më gjuha më joshëse në botë

schedule08:17 - 15 Shkurt, 2024

schedule 08:17 - 15 Shkurt, 2024

Frëngjishtja ka humbur titullin e saj si gjuha më joshëse, sipas platformës së mësimit të gjuhës Babbel.

Të anketuar nga Britania e Madhe, Franca, Spanja, Italia, Gjermania dhe SHBA vlerësuan se cilat gjuhë u konsideruan më “joshëse”, “më romantike” dhe “më pasionante”.

Rezultatet treguan se shumica e njerëzve që morën pjesë në hulumtim e konsideronin gjuhën italiane si më “joshëse” dhe “romantike”.

Sipas këtij hulumtimi, anglishtja është gjuha më e sjellshme, kurse gjermanishtja më e drejtpërdrejta, transmeton Euronews.

Ka disa karakteristika të gjuhës italiane që mund të kontribuojnë në tërheqjen e saj“, tha profesori i gjuhës Babbel Noel Wolff për “Daily Mail” të Britanisë.

Ai beson se “rritja dhe rënia e zërit në italishten e folur mund të krijojë një cilësi muzikore që disa njerëzve i duket tërheqëse“.

“Në italisht mund të dallohen disa tipare fonetike që shumëve i konsiderojnë simpatike ose tërheqëse,” shpjegon ai.

Hulumtimi shqyrtoi gjithashtu qëndrimet ndaj partnerëve që flasin gjuhë të ndryshme. Sipas sondazhit, më shumë se 70 për qind e britanikëve të anketuar thanë se mësimi i një gjuhe do të ndihmonte në forcimin e lidhjes emocionale mes tyre nëse anglishtja e partnerit romantik nuk është gjuha e tyre amtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!