Frenat u çaktivizuan qëllimisht, dyshimet për tragjedinë e teleferikut me 14 viktima në Itali

schedule09:57 - 28 Maj, 2021

schedule 09:57 - 28 Maj, 2021

Policia italiane ka zbuluar detaje të reja për tre të arrestuarit si të dyshuarit kryesorë për aksidentin e ndodhur në teleferik ku humbën jetën 14 persona dhe shpëtoi vetëm një 5 vjeç.

Mediat italiane bëjnë me dije se aksidenti mund të klasifikohet si një ngjarje kriminale pasi dyshohet se tre të arrestuarit e kanë bërë qëllimisht. Në një prononcim për mediat shefi i shërbimit të teleferikut Mottarone,  Gabriele Tadini, ka pohuar se frenat e emergjencës ishin çaktivizuar qëllimisht.

Ai është shprehur se sistemi i frenave të emergjencës kishte dalë jashtë funksionit duke shkaktuar kështu rrëzimin tragjik ku humbën jetën 14 persona.

Ndër të tjera në deklaratën e tij ai ka pohuar se se kishte ndërhyrë vetë, duke vendosur vazhdimisht mekanizma për shmangien e vazhdueshme të bllokimit të frenave gjatë shërbimit normal të transportit të pasagjerëve, në mënyrë që të mos e rregullonin nga e para pasi kushtonte shumë, por kjo i kushtoi jetën e 14 njerëzve.

Të tre të arrestuarit për aksidentin në teleferikun Mottarono po akuzohen për “vullnetin e tyre të qëllimshëm” për të bllokuar frenat e urgjencës “për arsye ekonomike dhe në shpërfillje absolute të rregullave më themelore të sigurisë”.

Ndërkohë në kuadër të hetimeve për këtë ngjarje të rëndë dyshohet se mund të ketë dhe persona të tjerë të përfshirë ku përveç atyre që morën “vendimet” pjesë mund të jenë dhe ato që kishin “ndarë” zgjedhjen që, sipas hetimeve, së bashku me thyerjen e kabllo, shkaktoi aksidentin.

Të tre u arrestuan vetëm për akuzën e “heqjes ose heqjes me dashje të masave paraprake ndaj aksidenteve në punë” me rrethanën rënduese që pasoi një katastrofë nga kjo sjellje. e.su./abcnews.al