Pas një sezoni ku u rimëkëmbën disi, duke fituar Carabao Cup e duke arritur në finalen e madhe të FA Cup, “djajtë e kuq” të Manchester United po bëhen gati për një merkato vere fantastike me plot afrime e ngjarje të shumta.
Mirëpo, përveç afrimeve në “Old Trafford” do të ketë dhe largime e ndër kandidatët e mundshëm për t’i dhënë lamtumirën “djajve” është dhe mesfushori brazilian i ardhur nga Shakhtar Donetsk, Fred.
Sipas raportimeve më të fundit, për brazilanin, tashmë 30-vjeçar interesohet skuadra e Fulham, mirëpo disi problem pritet të jetë çmimi, me bordin e Manchester United, që nuk pranojnë oferta më të ulta se 20 milionë euro. /i.m /abcnews.al