Franko Burraj kampion në garat 400 metra, kaloi në gjysmëfinalet e botërorit të Atletikës

schedule09:16 - 4 Mars, 2024

schedule 09:16 - 4 Mars, 2024

Franko Burraj atleti shqiptar që arriti në gjysmëfinalet e  botërorit të atletikës që u zhvilluar në Glasgow.

Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, president i Federatës Shqiptare të Atletikës Taulant Stermasi foli për rrugëtimin e Franko Burraj duke treguar edhe sfidat që ka ky sport.

“Janë gara taktike dhe është shumë e vështirë të thyesh rekordin. Kthesa është shumë e ngushtë dhe kjo të bën të ulësh shpejtësinë. Për sportistin si Franko që e ka hapin e madh kthesa bëhet shumë më e vështirë. Franko sot nis me trajnerin e tij që ka bërë punë të jashtëzakonshme. Gjërat në sport kanë nisur të ndryshojnë, por trajnerët ende nuk kanë marrë vëmendjen e duhur”, u shpreh trajneri.

Gjatë kësaj interviste atleti Burraj u shpreh se tashmë përveçse pasion ky sport i është kthyer në punë.

“Tani më është kthyer në punë. Stërvitem në Shkodër. Sot pasdite kam sërish stërvitje. Gara është me veten me qëllimin që të përmirësosh rezultatet. Është një garë shumë e vështirë”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!